FOTO & EMRI/ Laç, zbardhet ekspertiza, 16-vjeçarit iu gjet plumb në kokë

FOTO & EMRI/ Laç, zbardhet ekspertiza, 16-vjeçarit iu gjet plumb në kokë

224
0
Shares

Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laç pak minuta pas ndërrimit të viteve, policia ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për 16-vjeçarin Klejdi Gjeta. Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë, por vetëm disa minuta më pas familjarët e tij e kanë gjetur të pajetë. Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se mjekët kanë gjetur një plumb në kokën e 16-vjeçarit. Pritet që të verifikohet nga cila armë ka dalë ky plumb.
Ndërkohë, sot, tre persona janë arrestuar nga policia e Laçit, pasi kanë qëlluar me armë zjarri rreth orës 01:30 të 1 janarit të vitit 2018. Në prangat e policisë janë vënë tre kushërinjtë Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika. Këta tre të rinj janë identifikuar nga policia, pas një video që vetë ata kanë publikuar në rrjetet sociale ku ata shfaqen duke qëlluar me armë zjarri pak pas ndërrimit të viteve. Sipas policisë së laçit, tre këta persona kanë qëlluar me armë pranë lagjes “Sanxhak” ku humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë.
Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë. Pas arrestimit të tre kushërinjve Lika teksa lëviznin me një automjet tip “Benz” pa targa, dhe sekuestrimit të gëzhojave në vendngjarje, policia është vënë në kërkim edhe të armës së zjarrit. Do të jetë ekspertiza, ajo çka do të tregojë nëse plumbi që i mori jetën 16-vjeçarit Gjeta, ka dalë nga e njëjta armë zjarri. Mësohet se policia e Laçit në vendngjarje ka sekuestruar 19 gëzhoja dhe një fishek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY