Ju tradhton partneri? Detektivët privatë mbërrijnë edhe në Shqipëri

Ju tradhton partneri? Detektivët privatë mbërrijnë edhe në Shqipëri

100
0
Shares

Me këtë foto që shihni më poshtë, në rrjetet sociale, është krijuar faqja e quajtur “Agjencia Investigative D…”. Ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë personave, pasi ka një mision: të zbulojë tradhtitë.
Tashmë mund të kontaktoni dhe punësoni një detektiv privat për të siguruar provat që ju duhen të konfirmoni ose jo dyshimet tuaja për tradhti.
“Dyshoni mbi besnikërinë e partnerit tuaj ?Mendoni se partneri juaj ju tradhton?!Në cilën do marrëdhënie, partneriteti apo martesore, e rëndësishme është të keni besim tek partneri juaj, përndryshe marrëdhënia juaj do të pësojë ‘krisje’, ku më të lënduarit jeni ju. Nëse dyshoni se personi që ju dashuroni dhe i besoni është i pabesë, sjellja juaj do të kthehet në stres të vazhdueshëm psikologjik, ndërsa lidhja juaj do të shkojë drejt fundit .
Një shkak sado i vogël që ju bën të besoni se partneri/ja apo bashkëshorti/ja ju gënjen e ju tradhton, atëherë mos humbisni kohë. Mjafton të kontaktoni me agjencinë investigative D… ku agjentet tanë profesionist do t’ju sigurojnë të gjitha faktet e vërteta, para se të ndërmerrni veprime të nxituara, apo të bini në depresion. Detektivët tanë do t’ju ndihmojnë të mblidhni të gjitha faktet, duke përdorur metoda të avancuara investigimi. Në bazë të fakteve dhe provave do të jeni në gjendje të përgënjeshtroni plotësisht ose konfirmoni dyshimet tuaja, nëse partneri juaj është i pabesë”,
prezanton kjo agjenci aktivitetin e saj.

dia1 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY