Viti 2018, viti i pastrimit të parave, ja dy mënyrat se si...

Viti 2018, viti i pastrimit të parave, ja dy mënyrat se si do të pastrohen paratë e drogës

117
0
Shares

Për ekonomistin Dritan Shano, dy janë rrugët kryesore me anë të të cilave do të pastrohen paratë e pista të drogës. Duke folur në studion e FaxNews, Shano është shprehur se viti 2018 do të jetë viti i pastrimit të parave të drogës në vendin tonë, realizuar përmes dy mënyrave që janë: ndërtimet pa leje dhe PPP-të. Po ashtu Shano u shpreh se çdo shifër e rritjes ekonomike deklaruar nga qeveria hidhet poshtë nga largimet e shumta të shqiptarëve nga vendi.
“Shifra 4 % që paraqet qeveria është aspak reale nëse kemi parasysh investimet e huaja si TAP në Shqipëri. Ajo që i vë vulën 2017-tës është numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi. Kjo rrëzon çdo shifër të qeverisë, është largimi i më të mirëve. Ata që mbeten këtu janë njerëzit me më shumë nevoja ekonomike. Është më vizionare që të festohej lindja dhe jo vdekja e heroit tonë kombëtar. Unë mendoj se vitin e ardhshëm do të ketë një pastrim parash të drogës së kultivuar në vend, që do realizohet në dy forma. Përmes ndërtimeve pa lejeve, dhe përmes të ashtuquajturit partneritet mes publikut dhe privatit. Kjo është ajo që unë shoh se do të ndodh me ekonominë shqiptare gjatë vitit të ardhshëm”, u shpreh Shano në Fax News.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY