MANDATI/ PDIU jep verdiktin: Aqif Rakipi e meriton të jetë deputet, ka...

MANDATI/ PDIU jep verdiktin: Aqif Rakipi e meriton të jetë deputet, ka vjedhur por nuk është dënuar

257
0
Shares

PDIU ka reaguar për herë të parë zyrtarisht pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi, pasi nuk ka deklaruar në formular ndalimin në Itali për vjedhje dhe emrin e rremë që ka përdorur te autoritetet italiane. PDIU thotë përmes një deklarate për mediat se është njohur me materialet e Prokurorisë dhe thekson se në ngarkim të deputetit Rakipi nuk ka asnjë vendim të formës së prerë gjë e cila në bazë të ligjit të dekriminalizimit parashikon ndërprerjen e mandatit.
“Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi pasi sipas informacionit të ardhur nga Interpol Roma deputeti ka përdorur një identitet të rremë gjatë vitit 1998, gjë të cilën nuk e ka shënuar në formularin përkatës. Konkretisht pretendohet se ‘Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt. 03. 11. 1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24. 03. 1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif Rakipi, lindur më 01. 04. 1964’.
Formulimi i mësipërm, megjithëse konfuz nga mënyra se si është shkruar, i ka mjaftuar prokurorisë që të konkludojë që deputeti Rakipi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si deputet. Por çfarë thotë ligji për dekriminalizimin? Sipas nenit 2 të këtij ligji, mandati mund të ndërpritet vetëm nëse takohet të paktën një nga rrethanat e mëposhtme: 1. deputeti të jetë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim jo më pak se gjashtë muaj për një nga veprat e listuara në pikën “a” të nenit 2 të ligjit; 2. ose të jetë dënuar me një vendim jo përfundimtar për një nga veprat e parashikuara në këtë ligj. 3. ose të jetë nxjerrë në ngarkim të tij një urdhër arresti, ose të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar; ose të jetë dëbuar nga një shtet i BE-së.
Duke marrë të mirë qënë faktin e prezantuar nga prokurori, deputeti Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë pasur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së”, thuhet në njoftimin e PDIU.

Deklarata e plotë e PDIU-së
Ne lidhje me kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme drejtuar KQZ per nderprerjen e mandatit te PDIU zAqif Rakipi , PDIU u njoh me argumentat e dhena nga Prokuroria e Pergjithshme te formuluara vetem nga nje rrjesht, pa asnje argument tjeter ligjor. Ne u investuam nepermjet avokateve ligjore ,per te na vene ne dispozicion te plote dokumetat e ardhur nga Interpol Roma –Itali, gje qe do te mundesonte nje shqyrtim te rregullt konform ligjit ne KQZ.
Akoma dhe sot ky dokumentacion nuk eshte vene ne dispozicionin te mbrojtjes Ligjore te deputetit Aqif Rakipi. Në këto kushte, nga konsultat qe kemi bere me eksperte ligjore, që ne vendosëm t’i bëjmë publike konstatojmë si me poshte:
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qëndror të zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi pasi sipas informacionit të ardhur nga Interpol Roma deputeti ka përdorur një identitet të rremë gjatë vitit 1998, gjë të cilën nuk e ka shënuar në formularin përkatës. Konkretisht pretendohet se ” Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif Rakipi, lindur më 01.04.1964″.
Formulimi i mësipërm, megjithëse konfuz nga mënyra se si është shkruar, i ka mjaftuar prokurorisë që të konkludojë që deputeti Rakipi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si deputet. Por cfarë thotë ligji për dekriminalizimin? Sipas nenit 2 të këtij ligji, mandati mund të ndërpritet vetëm nëse takohet të paktën një nga rrethanat e mëposhtme:
1. deputeti të jetë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim jo më pak se gjashtë muaj për një nga veprat e listuara në pikën “a” të nenit 2 të ligjit;
2. ose të jetë dënuar me një vendim jo përfundimtar për një nga veprat e parashikuara në këtë ligj.
3. ose të jetë nxjerrë në ngarkim të tij një urdhër arresti, ose të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar; ose të jetë dëbuar nga një shtet i BE-së.
Duke marrë të mirë qënë faktin e prezantuar nga prokurori, deputeti Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.
Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të justifikohet ligjërisht ndërprerja e mandatit të një deputeti të zgjedhur nga populli kur ligji nuk parashikon një gjë të tillë? Prokuroria, megjithse është e qartë që në rastin konkret asnjë nga kushtet e ligjit për ndërprerjen e mandatit nuk takohet, çka duket edhe në mosreferimin në asnjë nen të ligjit në fjalë, ajo gjithsesi tenton të përligj veprimin e saj, duke anashkaluar ligjin, dhe referuar vetëm vendimit të Kuvendit apo shënimeve përkatëse në formularin që ka plotësuar deputeti.
KQZ-ja, në situata të ngjashme, ka refuzuar të ndërpresë mandatin funksionarëve të tjerë, nëse nuk takohen rastet e ligjit që cituam më sipër. Konkretisht, në vendimin e tij të datës 23.03.2017, ky komision ka arsyetuar se “Në asnjë rast, ligji nr.138/2015″ Për dekriminalizim…” nuk parashikon se subjekti deklarues duhet të deklarojë gjithçka dhe çdo gjë tej atyre kërkesave që parashikon ligji dhe që i cituam më lartë….Referenca e organit të prokurorisë, në
lidhje me rastin në fjalë, nuk bëhet në mbështetje të parashikimeve të kushtetutës dhe të ligjit, por bëhet në lidhje me vendimin e Kuvendit ..dhe formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues.
Pikërisht, kërkesa në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit të miratuar nga Kuvendi, është në tejkalim të parashikimeve kushtetuese dhe ligjore. Interpretimi i organit të prokurorisë bie ndesh haptazi me parashikimet e nenit 3 të ligjit nr.138/2015, ku janë caktuar shprehimisht rastet e ndalimit për t’u emëruar në një funksion publik dhe referencat ligjore për ndalimin për emërim, apo zgjedhje në funksionet publike të cituara në këtë dispozitë i referohet po ligjit dhe vetëm nenit 2, pika 1 e tij”.
Për analogji, edhe në rastin e deputetit Rakipi, prokuroria nuk është bazuar në parashikimet kushtetuese e ligjore, por në vendimin e kuvendit dhe formularin e vetdeklarimit të miratuar nga kuvendi. Në këto kushte a do të kemi ndonjë surprizë të ndryshimit të qëndrimit të KQZ-së? Le të presim e të shofim. Pra me pak fjalë, pretendohet që deputeti Rakipi, për shkak se në formular nuk ka deklaruar përdorimin e një identiteti tjetër në vitin 1998, atij duhet ti ndërpritet mandati. Por cfar ka thënë Kuvendi në muajin Prill 2017, në rezolutën e tij për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ-së?
“Qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të atyre personave, për të cilët ekzistojnë shkaqet ligjore për të mos u kandiduar, për t’u zgjedhur, apo emëruar, por jo të personave që, për një arsye që nuk lidhet me fshehjen e qëllimshme, kanë referuar të dhëna të ndryshme apo të paplota në raport me të dhënat e gjendura në regjistrat publikë, të cilët janë regjistra zyrtarë e që nuk plotësohet me vetëdeklarim, por sipas procedurave të posaçme ligjore,
apo të tjerë që kanë deklaruar të dhëna shtesë pas përfundimit të afatit të deklarimit..”
Në rastin e deputetit Aqif Rakipi me të drejtë shtrohet pyetja: edhe nëse është e vërtetë që ai ka përdorur një identitet tjetër dhe nuk e ka deklaruar, a ka pas qëllim fshehjen e ndonjë rrethane që do ta pengonte atë të ushtronte funksionin e deputetit? Hetimi i thelluar i prokurorisë ka treguar se deputeti Rakipi nuk ka qënë kurrë i dënuar, i kërkuar, i dëbuar apo i arrestuar. Llogjika e thjeshte e do që mos deklarimi i përdorimit të identitetit tjetër ( gjithnjë nëse kjo është e vërtetë) është e paqëllimshme, pasi nëse do ta deklaronte nuk do të kishte asnjë pengesë për të vazhduar mandatin e deputetit PDIU ka votuar dhe mbeshtetur pa asnje kusht Reformen ne Drejtesi dhe Ligjin per Dekriminalizimin ,por sic referohet dhe nga sa me siper ne konsulten me eksperte ligjore, ne rastin e deputetit te PDIU Prokuroria e Pergjithshme eshte ne kapercim te ligjit…
PDIU i ben thirrje KQZ që për rastin e deputetit te PDIU z.Aqif Rakipi, as me shume as me pak te zbatoje Ligjin dhe vendimet e Kuvendit te Shqiperise. PDIU eshte besim plote se KQZ do te mundesoje nje shqyrtim te drejte ligjor qe e aspirojme te gjithe.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY