Fluksi për Vitin e Ri, ja sa persona hynë e dolën në...

Fluksi për Vitin e Ri, ja sa persona hynë e dolën në një javë nga Shqipëria

141
0
Shares

Në këtë javë të fundit të 2017 në Shqipëri kanë hyrë 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete. Për të përballuar fluksin në pikat doganore është kërkuar që edhe shtetet fqinje të garantojnë funksionimin e plotë të sporteleve për të eliminuar në maksimum radhët e gjata. Nga ana tjetër 24 deri në 31 dhjetor nga pikat doganore të Shqipërisë kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete. Gjithashtu po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.
Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu. Tashmë ka nisur shkëmbimi i informacionit në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga fluksi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY