FOTO LAJM/ Djaloshi me vëllanë e vdekur në kurriz, kartolina e Papës...

FOTO LAJM/ Djaloshi me vëllanë e vdekur në kurriz, kartolina e Papës për Ditën Botërore të Paqes

184
0
Shares

Një imazh i fortë tragjik i luftës pas bombardimit atomik të vitit 1945 në qytetin japonez të Nagasakit për të reflektuar ndaj paqes. Kjo është kartolina e urimit e zgjedhur në vigjilje të Ditës Botërore të Paqes që do të festohet më datë 1 janar 2018 nga Papa Francesku. Në këtë foto të fotografit Joseph Roger O’ Donnell shfaqet një djalosh me vëllanë e tij të vogël e të vdekur mbi supe, ndërsa pret radhën e tij për ta kremuar në krematorium. “Fruti i luftës” është mesazhi personal i autografuar nga Ati i Shenjtë në këtë kartolinë. “Trishtimi i vogëlushit shprehet vetëm në buzët e tij të kafshuara e në gjakun që i rrjedh”.
Papa Francesku është prekur mjaft nga ky imazh duke i kërkuar Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë të shpërndaj këtë kartolinë duke i ftuar të gjithë të reflektojnë ndaj pasojave të konflikteve të luftës.
Pak ditë më parë gjatë një konferencë meshtare Ati i Shenjtë u shpreh se, “Armët e shkatërrimit në masë e në veçanti ato atomike nuk mund të përbëjnë bazën e bashkëjetesës paqësore midis anëtarëve të familjes njerëzore e cila duhet të frymëzohet nga etika dhe solidariteti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY