FOTO/ Itali, vrau shqiptarin në Piacenza, ja çfarë pritet të ndodhë nesër...

FOTO/ Itali, vrau shqiptarin në Piacenza, ja çfarë pritet të ndodhë nesër më autorin italian

271
0
Shares

Nesër më 1 janar 2018, do të merret në pyetje 26-vjeçarin Gianluca Mazzarelli, i cili mbrëmjen e djeshme u paraqit në kuesturë, ku rrëfeu vrasjen e një shqiptari, Ervin Tola, 31 vjeç. Ai e goditi me thikë në gjoks pranë bar Oldtimer në rrugën IV Novembre. Vrasja ishte momenti kulmor i një sherri të dhunshëm. Sipas mediavve italiane, 26-vjeçari puljez gjendet në qeli në Novate, ku do të merret në pyetje nga prokurori Emilio Pisante bashkë me gjyqtarin, për hetimet paraprake.
Kufoma e Tolës do t’i nënshtrohet autopsisë në orët e ardhshme. Hetuesit do të përpiqen të zbardhin në detaje ngjarjen, për të mësuar të gjitha shkaqet e saj dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në krim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë ku një i ri shqiptar u vra nga një italian me thikë në gjoks. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza rreth orës 23:30 minuta të mesnatës. Vrasja mësohet se ka ndodhur në sytë e miqve të shqiptarit Tola. Kanë qenë këta që i kanë dhënë policisë të gjitha detaje në lidhje me ngjarjen dhe identifikim e viktimës dhe autorit. Shqiptari i identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç pas një konflikti mes autorit dhe viktimës ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mediat Italiane bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre janë bërë komplimentet e tepruara të shqiptarit ndaj baristes së lokalit. Fillimisht ata u përplasën fizikisht dhe më pas shtetasi italian e ka rrëzuar në tokë Tolën duke i shkaktuar vdekjen duke e sulmuar me thikë në gjoks. Një goditje fatale që i mori jetën shqiptarit, i cili edhe pse i plagosur mundi të rifutej në bar ndonëse shpëtoi plagës së marrë, ndërkohë italiani u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Vrasja ndodhi përpara një duzine njerëzish, ndërkohë që policia mundi të arrestojë brenda natës agresorin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY