Një 40 vjeçar shqiptar, resident në Castello, është arrestuar nga policia italiane, pas dhunës që ka ushtruar ndaj gruas së tij. Mediat italiane raportojnë se 40 vjeçari L. A., dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, e cila ka përfunduar në spital. Ai pritet të merret në pyetje nga policia, ndërkohë që gruaja ka rrëfyer për policinë kalvarin e dhunës nga i arrestuari.
Gruaja përfundoi me shenja të frikshme në spital, ku iu nënshtrua një operacioni. Gruaja ka treguar se ai e ka shfaqur anën e tij të dhunshme shumë herët, që nga nisja e bashkëjetesës. Një nga rastet flagrante, sipas saj, ka qenë kur ajo guxoi të fliste me meshkuj të tjerë. Burri e masakroi aq keq, sa ajo qëndroi për 40 ditë e shtruar në spital. Por ajo e fali.
Ai nuk hoqi dorë dhe vazhdoi sërish avazin. Së fundi e bëri prapë për spital, por këtë herë duke e kërcënuar se do ta zhdukte fare, do ta vriste.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/