VIDEO/ Mashtrimi që e nxori blof Edi Ramën: Ja si i premtonte...

VIDEO/ Mashtrimi që e nxori blof Edi Ramën: Ja si i premtonte një vit më parë rrogat dhe sigurimet naftëtarëve të ARMO-s

155
0
Shares

Rroga e prapambetur e nëntorit, detyroi naftëtarët nga Ballshi të përshkruanin me këmbë rrugën drejt Tiranës, për të protestuar në Ministrinë e Energjetikës drejtuar nga Damian Gjiknuri. Ata protestuan për gati 2 ditë deri sa mbrëmjen e djeshme u dyndën drejt bankomateve për të tërhequr paratë e djersës së tyre, të cilat neglizhoheshin me papërgjegjshmërinë më të madhe nga drejtuesit e kompanisë së naftës ARMO. Garant për ARMO-n rreth një vit më parë doli pikërisht kryeministri Edi Rama.
Në nëntor të 2016, Edi Rama mblodhi në një takim qytetarët e Ballshit ku i foli për një investitor serioz i cili do i paguante naftëtarëve rrogat dhe sigurimet me përpikmëri. Rama e cilësoi pronarin e ri të ARMO-s si një “investitor serioz dhe të vendosur” mes shumë kandidatëve të tjerë të cilën nuk plotësonin kriteret e tij. Qytetarët e besuan dhe në qershor i dhanë edhe mandatin e dyte duke e votuar, duke mos e ditur që dhjetori do i gjente duke u endur rrugëve të Shqipërisë për të tërhequr paratë e tyre. Për më tepër ndiqni videon ku Rama bën premtimin.
Katwr ditw mw aprw, rreth 200 punonjës të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, marsdhuan drejt Tiranës, si një formë proteste për të kërkuar pagat e tyre dhe sigurimet shoqërore, të pa paguara prej një kohe të gjatë.
Prej ditësh punonjësit e rafinerisë së Fierit dhe Uzinës së Ballshit, janë ngritur në protesta, përpara godinave ku ata punojnë.

Kërkesat
– Marrja e pagave të prapambetura
– Marrja e pagës së muajit nëntor
– Rifillimi i punës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY