Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur dosjen hetimore për helikopterin e Forcave të Armatosura që ra në ujërat e liqenit të Shkodrës 10 muaj më parë. Sipas akuzës, helikopteri u rrëzua si pasojë e gabimit njerëzor të dy pilotëve që humbën jetën, Donald Hoxha dhe Floran Delia. Ata u shpallën dëshmorë të atdheut dy ditë pas vdekjes.
Në fund të hetimeve rezultoi se, në asnje rast nuk u konstatuan shkelje nga personeli i bazës ajrore të Farkës mbi rregulloren e fluturimeve ushtarako-ajrore. Ndërsa në hetimet për shkelje të rregullave të fluturimit ajror, Prokuroria, në bazë edhe të pamjeve filmike të kabinës së pilotëve, konkludoi se rrëzimi i helikopterit ka ardhur si pasojë e manovrave të gabuara në kabinën e pilotimit.
Duke qenë se nga ky aksident humbën jetën të dy pilotët, organi i akuzës ka mbyllur përfundimisht hetimet për këtë ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/