Koha e keqe dhe deti i trazuar për pak sa ka shkaktuar një përplasje të forte mes ty trageteve, “Red Star” dhe “Bridge”, në portin e Vlorës.
Duket se shkak ka qenë shkëputja e lidhjes së tragetit “Bridge” me kalatën duke ju afruar më pas tragetit tjetër “Red Star” i cili ishte i ankoruar. Fatmirësisht janë kryer manovra të shpejta dhe të vështira nga kapitenët e mjetet e portit, duke bërë që të evitohet një përplasje e mundshme mes tyre.
Ky incident është i përsëritur pasi rreth dy muaj më parë trageti “Prince” i të njëjtës kompani ka dëmtuar një pjesë të kalatës.
Burimeve nga Porti i Vlores bëjnë të ditur se ky port nuk i ka ende kapacitetet e përballimit të anijeve me përmasa të mëdha në kohë të keqe. Pas ngjarjes të dy anijet dolën në radë deri në normalizimin e kohës këtë pasdite.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/