Mhill Fufi ruan postin që i dha Rama, prokuroria dergoi letër

Mhill Fufi ruan postin që i dha Rama, prokuroria dergoi letër

838
0
Shares

Mhill Fufi, ish deputet i PS dhe më pas i PD ka arritur të kapërcejë hetimin e thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme
Cfarë do të thotë se ai nuk rrezikon të shkarkohet nga detyra publike, në të cilën është emëruar muajt e fundit. Mësohet se ish-deputeti është emëruar nga Rama si drejtor i Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.

“Sektori i Verifikimit të Integritetit me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktiloskopike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistruara në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”, thuhet në materialin e Prokurorisë së depozituar në KQZ. Edhe ish-deputeti i PDIU-së, Omer Mamo, ka rezultuar i padënuar nga verifikimi i shenjave të gishtërinjve, raporton Panorama.

Ndërkohë që Prokuroria, nga hetimi ka arritur në konkluzionin se edhe Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, nuk ka pasur shkelje brenda dhe jashtë vendit, vetëm është dëbuar për shkelje të ligjit të emigracionit. “Pas rezultatit të verifikimit për z. Eduart Kapri, me detyrë Kryetar i Bashkisë Pogradec, Prokuroria e Përgjithshme arrin në konkluzionin se subjekti nuk rezulton që të jetë në kushtet e ndalimit, parashikuar në pikën 1, neni 2 të ligjit nr. 138/2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’”,thekson materiali i Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY