Itali, 37-vjeçari shqiptar arrestohet me mbi 1.5 kg heroinë, ja era e...

Itali, 37-vjeçari shqiptar arrestohet me mbi 1.5 kg heroinë, ja era e kujt e tradhtoi

233
0
Shares

Tra pako heroinë, me një peshë të përgjithshme prej mbi 1.5 kg drogë u sekuestrua nga policia italiane në Torino. Lënda narkotike heroinë ishte e pastër.
Gjithçka filloi kur agjentët e policisë vunë re një burrë pas një parkingu në rrugën “Breglio” pranë një supermarketi, i cili takoi një person tjetër. Pas takimit, ai u kthye me nervozizëm në makinën e tij. Agjentët e ndaluan për kontroll dhe rezultoi të ishte një 37-vjeçar shqiptar me banim në Brianza. Gjatë kontrollit të makinës, policia konstatoi praninë e një ere të fortë të acetonit, gjë që i bëri ata të mendojnë se në makinë ishte e fshehur droga. Kjo hipotezë u konfirmua kur agjentët gjetën tre pako heroinë brenda një ndarjeje në makinë.
Nga hetimet e kryera, makina, e cila u nënshtrua konfiskimit, u regjistrua në emër të një shtetasi italian me mbi 340 automjete, për këta të fundit po hetohen. Në dritën e fakteve, shqiptari 37-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY