DETAJE/ Ja të kujt ishin paratë që iu grabitën bankës në Laç

DETAJE/ Ja të kujt ishin paratë që iu grabitën bankës në Laç

184
0
Shares

Të tjera detaje janë zbuluar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç. Sipas burimeve autorët kanë vjedhur paratë që sapo ishin depozituar në bankë nga një kompani e kolaudimit të automjeteve në këtë qytet. Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, por ende nuk ka të arrestuar nga grabitësit. Paratë që u grabitën në një bankë të nivelit të dytë në Laç ishin të një kompanie të kolaudimit të automjeteve po në këtë qytet. ABC News ka mësuar se vjedhja ka ndodhur sapo mjeti i blinduar kishte dorëzuar lekët në bankë.
Roja ishte i paarmatosur dhe tre autorët me ndihmën e sendeve të forta kanë thyer xhamin e derës kryesore. Megjithëse ajo nuk ka qenë e hapur për klientët brenda saj ndodheshin 7 punonjësit të cilët po përpunonin lekët. Nën kërcënimin e armës grabitësit kanë terrorizuar personat që ishin në bankë dhe më pas kanë marrë një sasi parash. Autoret dyshohet se janë larguar me një automjet tip Land Rover. Sinjali i bankës ka ardhur rreth 15 minuta pasi ndodhi ngjarja. Në disa zona të Laçit janë ngritur pika të shumta kontrolli për të kapur autorët. Në ndihmë të policisë Kurbin shkuan edhe forca të FNSH në Tiranë dhe një grup i FNSH në Shkodër. Pamjet e kamerave të bizneseve pranë bankës u sekuestruan për të zbuluar rrugën që kanë ndjekur grabitësit. Deri tani janë shoqëruar ne komisariat disa persona si dhe janë kontrolluar banesa e garazhe.
Mësohet se vetëm 3 minuta u janë dashur tre grabitësve që të grabisin një bankë në afërsi të Komisariatit të Policisë në Laç. Ndërkohë që policia po festonte në një lokal për festat e fundvitit ata kanë gjetur momentin kur banka sapo kishte mbyllur portat dhe po bënte bilancin e ditës. Kanë thyer xhamin e derës dhe me armë në dorë kanë marrë një sasi parash shumë e cila nuk dihet pasi edhe banka viktimë nuk ka deklaruar ende asgjë, por as forcat e policisë, të cilat shkuan në vendngjarje. Nga burime të pa konfirmuara mendohet se janë marrë rreth 23 mijë Euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY