Pasi temperatura ra në -40 gradë, Trump tallet me ekologjistët

Pasi temperatura ra në -40 gradë, Trump tallet me ekologjistët

141
0
Shares

I ftohti polar ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, me temperatura që shkojnë në – 40 gradë, ndërsa metereologët parashikojnë se nuk do të ketë rritje të tyre deri në fillim të vitit 2018. Presidenti Donald Trump përdori të ftohtin ekstrem për të përforcuar pikëpamjet e tij për ndryshimin klimatik. Ai shkroi me ironi në Tëitter se lindja e shteteve te bashkuara ka nevojë për pak ngrohje globale.
Autoritetet amerikane paralajmëruan banorët në zonat e prekura që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve me automjete dhe mbi të gjitha të ekspozohen sa më pak ndaj të ftohtit.
I ftohti ekstrem ka goditur ashpër edhe Kanadanë, ku në disa zona temperaturat ishin më të ulëta se në Polin e Veriut apo në planetin Mars. Megjithëse pranuan se temperaturat janë te pazakonta, kanadezët nuk janë ndalur në aktivitetet e tyre dhe veç paralajmërimit për kujdes, autoritetet thanë se nuk ka asnjë problem në lëvizjen e njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY