FOTO & DOKUMENT/ Rrëfimi i trishtë i një babai: Djali im vdiq...

FOTO & DOKUMENT/ Rrëfimi i trishtë i një babai: Djali im vdiq si Florenci në burgun francez, lajmin ma dhanë…

209
0
Shares

Florenc Beqiraj nuk është i vetmi shqiptar që ka humbur jetën në rrethana të mistershme në burgjet franceze. Sot 23 vjeçari u përcoll në banesën e fundit në qytetin e tij, Shkodër. Të shumtë janë qytetarët që kanë shkuar në varrim, pa pasur rrethana miqësore, por veç prej dhimbjes që shkaktoi vdekja e një të pafajshmi që kishte shkuar për azil në Francë, por u kthye në arkivol. Mes qytetarëve të shumtë që janë përlotur sot për Florencin është dhe Man Sinani nga Lezha. “Mu kujtua djali im Klaudiani…vdiq si Florenci në Maj të këtij viti dhe sot e kësaj dite nuk di se çfarë ma gjeti djalin”, thotë ai në një rrëfim të gjatë për Opinion.al, që ka për synim të sensibilizojë shtetin shqiptar dhe kryesisht ambasadën tonë në Francë.
Man Sinani, jeton në lagjen “Skenderbej” në Lezhë në një banesë të vjetër perdhese. Janë 8 frymë që mezi sigurojnë bukën e gojës. Por ky nuk është halli më i madh për këtë familje. Gjashtë muaj më parë morën një mesazh shokues në facebook: “Djali juaj ka vdekur!”, u shkruante një shqiptar i burgosur në Lion të Francës. Nga këtu nis drama e familjes Sinani.

Rrëfimi i plotë i babait që kërkon drejtësi për djalin që vdiq në rrethana të mistershme në burgun e Lionit në Francë
Më 18 Maj 2017 djalit të madh që kam të shtëpi i erdhi një mesazh në facebook nga një shqiptar (nga Kukësi) që vuante dënimin në Francë. Ai shkruante se “Klaudiani ka vdekur”. Gruas sime i ra të fikët. Mua nuk mu besua. U lidha me nipin në Gjermani se ai kishte disa shokë në Francë dhe ai më tha: “Po Klaudiani ka vdekur në burg”. Më ra si bombë. Si më ka vdekur djali 28 vjeç. Ai s’ka qenë kurrë sëmurë…kush ma mbyti djalin…” (zëri i dridhet)
Herët e fundit që Klaudian Sinani kishte qenë në shtëpinë e tij në Lezhë, ishte Shkurti i 2017. Babai thotë se kishte ardhur për të bërë pasaportën. “I jemi lutur të mos të shkojë më…por iku. Ai ka që në 2012 që endet rrugëve të botës për një të ardhme më të mirë. Dhe heret e fundit u nis me qëllimin për të përfituar azil në Francë. Familja kishte pak dite që kishte mësuar se ishte në burg derisa mori lajmin e kobshëm të vdekjes.
“Më 21 Maj, jam nisur vetë nga Rinasi për në Francë. Më kanë ndihmuar disa emigrantë shqiptarë që dua ti falenderoj. Shkova në fillim në polici aty ku ishte arrestuar Klaudiani. Me këmbënguljen time më dhanë adresën e burgut. Shkova në burgun e Lionit dhe takova drejtoreshën.
Kush ma vrau djalin?- i thashë. Dua kamerat. Më tregoni çfarë ka ndodhur. Drejtoresha më tha se Klaudiani ka qenë në izolim dhe aty s’ka kamera. Më tha shkoni në morg se do bëhet autopsia për tu përcaktuar shkaqet e vdekjes. Shkova në morg. Aty autopsia ishte bërë pa lejen tonë që është shkelje ligjore.
Më 23 Maj arrita të futem në morg e të shoh djalin. Kishte dy shenja pas koke, por mjekët më thanë se s’ka vdekur nga goditjet por nga mbidoza e ilaçeve.
Çfarë ilaçesh- u thashë, unë se kam patur të sëmurë djalin. Nuk të japim asnjë shpjegim tjetër më thanë, prit kur të dalë ekspertiza. Me shumë vuajtje kam arritur ta sjell trupin në Shqipëri dhe për të bërë ceremoninë. Kam marrë 15 mijë euro borxh për ta sjellë djalin të vdekur në shtëpi. Atëkohë kam telefonuar edhe konsullin tonë (emri s’më kujtohet). Më tha do të ndihmoj për lejen e kalimit, por për shpenzimet s’kam çfarë të bëj…
Pas të 40-ve kam shkuar sërish në Francë bashkë me gruan. Kishim sendet e djalit për të marrë. Rrobat e tij, pasaportën. Por mbi të gjitha donim të dinim se si na iku djali ashtu…(zëri i dridhet).
Mora një avokate. Bisedova prapë në telefon me konsullin, por askush nuk po na ndihmonte të mësonim të vertene se si na iku fëmija ashtu…28 vjeç.
Kam pritur disa muaj derisa në nëntor më ka ardhur përgjigja nga avokatja. Ajo tha se kam marrë ekspertizën e mjekësisë ligjore. Letren që më ka çuar avokatja do tua jap edhe ju ta publikoni. Aty thuhet se Kladio ka vdekur nga mbizoda e ilaçeve. Pra mjeku i ka shtuar dozën e ilaçeve. Pse e kanë bërë këtë gjë. Unë jam shtetas shqiptar, por shteti jonë s’merr përsipër asgjë për ti shkuar deri në fund kësaj gjëje. Unë kam paguar avokaten vetem për të siguruar këtë letër. Po më tej kush e ndjek gjyqin e djalit tim? Ne jemi të varfër. Unë kam nxjerr shtëpinë në shitje për të larë borxhet që mora për ta varros djalin. Sot e kësaj dite nuk e di: Pse ma arrestuan? Kush e helmoi? Kush e mbyti Klaudianin?”
Man Sinani kërkon drejtësi për të birin. Ai kërkon që ambasada shqiptare në France ta ndjekë këtë çështje. Ai kërkon sensibilizim, pasi të rinjtë shqiptarë po vdesin burgjeve të huaja dhe askush nuk dënohet. Man Sinani thotë se ishte rasti i Florencit që i kujtoi se edhe ai duhet të ngrejë zërin. I pyetur se pse nuk e kishte denoncuar më herët rastin e tij, u shpreh: “Kam qenë në hallin tim, në mërzinë time, nuk ma ka marrë mendja se duke e thënë në media do të fitoja gjë. Por tani që komunikova me ju ndjehem i çliruar pasi mendoj se si im biri dhe si Florenci ka edhe shumë shqiptarë që vuajnë burgjeve dhe sdua të kene fatin e tyre…”
Bashkëngjitur është letra që avokatja i ka dërguar familjes Sinani, ku thuhet se bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, Klaudian Sinani trajtohej me Metadon dhe Valium. 4 ditë para se të ndërronte jetë i ishte shtuar doza e ketyre medikamenteve. Pra si shkak i vdekjes eshte mbidoza e ketyre barnave.
Siç dimë metadoni u jepet pacienteve qe kane varesi nga drogerat e forta. Edhe Klaudiani mund te kete qene i tillë, pavaresisht se i ati thotë se nuk ka patur asnjë dijeni. Gjithsesi vdekja e tij meriton të hetohet si për çdo njeri tjeter, edhe pse i ndjeri mund te kete qene perdorues droge! Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY