EMRI/ Rama kap edhe zyrtarisht shoqërinë civile, ja kë ka emëruar si...

EMRI/ Rama kap edhe zyrtarisht shoqërinë civile, ja kë ka emëruar si “mëkëmbësin” e tij

556
0
Shares

Që nga dita e sotme Edi Rama i ka vënë edhe zyrtarisht nën kontroll organizata e Shoqërisë Civile. Për këtë, ai ka emëruar si anëtar i bordit të mbikëqyrjes së tyre, Endri Fugën. Vendimi është marrë zyrtarisht në mbledhjen e qeverisë.

Vendimi
Vendim për emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të agjencisë për mbështetjen e shoqërisë civile
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:
– Znj. Majlinda Dhuka;
– Z. Endri Fuga;
– Znj. Gelardina Prodani;
– Z. Oltjon Muzaka.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY