REAGIMI/ “Shkarkimi i Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka...

REAGIMI/ “Shkarkimi i Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit!”

189
0
Shares
Rovena Gashi

“Kapja politike e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama, pasi kthimit të pasaportës për Saimir Tahirin, dha sot një tjetër efekt. Kryeprokurori Edi Rama shkarkoi drejtuesen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi”, denonco PD.
Sipas PD, “Shkarkimi i prokurores Rovena Gashi, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit që në krijimin e tij, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi. 10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve. Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë. Kur drejtësia kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin. Që sot, me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit!”.
Rovena Gashi u zwvendwsua sot me urdhër tw kryeprokurores sw re Arta AMrku. Ajo ka larguar nga posti prokuroren Rovena Gashi. Në vend të Gashit komandohet Arqile Koca një nga kandidatët konkurrent për kryeprokuror. Rovenda Gashi drejtonte Njësinë e Dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë. DRONI.al

Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Prokurori i Përgjithshëm emëron Drejtorin e ri të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit. Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”. Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY