Gjykata urdhër Prokurorisë: Regjistro dhe heto skandalin e byzylykëve në burgje

Gjykata urdhër Prokurorisë: Regjistro dhe heto skandalin e byzylykëve në burgje

206
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot Prokurorinë e Tiranës që të regjistrojë procedimin penal për çështjen e byzylykëve elektronike, për të dënuarit, pas ankimit nga ministria e Drejtësisë. Ky vendim i gjykatës, erdhi pas Prokuroria e Tiranës vendosi pak ditë më parë, mosfillim hetimi për kallëzimin e ish-ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi në lidhje me skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike. Ishte ministria e Drejtësisë e cila kishte ankimuar këtë vendim në gjykatë dhe pritet vendimi gjykatës nëse do të pranoj apo jo ankimin e ministrisë së Drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe rezulton se shërbimi i provës i ka dërguar një shkresë gjykatave ku u kërkon të mos japin përkohësisht vendime për mbikëqyrje elektronike pasi po testohet sistemi i sigurisë të byzylykëve, nëse janë të çmontueshëm të sigurt apo në funksion përgjatë 24 orëve. Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi se Ministria e Drejtësisë e ka ankimuar vendimin pasi ka bindje për ekzistencën e provave.
Skandali me tenderin e byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve, u denoncua rreth katër muaj më parë nga ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Pas plasjes së këtij skandali, ai depozitoi në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë. Sipas ministrisë kallëzimi penal është bërë ndaj firmave “Fastech”, “Ratech” dhe “Soft Solution” si dhe ndaj ish-sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese. Ky kallëzim i ministrisë erdhi në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese. Më herët vetë ministria ka sqaruar se firmat fituese “Fastech”, “Ratech” dhe “Soft Solution” nuk ishin paraqitur për të kryer testimin e këtyre pajisjeve të dorëzuar ministrisë.
Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro u shpallën fitues tre operatorët ekonomik. Në këtë tender rezulton se janë shkelur një sërë procedurash dhe është favorizuar bashkimi i operatorëve fitues. Pas kaq ditësh ende mungon një përgjigje zyrtare për procesverbalin e marrjes në dorëzim apo funksionimit të byzylykëve për të kuptuar sa prej tyre janë funksional vendosur tek të burgosurit, sa prej tyre janë të dëmtuar dhe sa prej tyre u kthyen nga firma tek ministria e drejtësisë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY