EMRI & CV-ja/ Kryeprokuroja prezanton kreun e Prokurorisë së Tiranës

EMRI & CV-ja/ Kryeprokuroja prezanton kreun e Prokurorisë së Tiranës

1116
0
Shares
Dritan Reshka

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, prezantoi sot drejtuesin e ri, të caktuar në drejtim të Prokurorisë së Tiranës.
Ai është Dritan Rreshka, i cili zëvendësoi në këtë detyrë, Petrit Fushën, i emëruar te Dekriminalizimi në Prokurorinë e Përgjithshme. DRONI.al

Njoftim per median

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar per çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Pak ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, znj. Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

CV e Dritan Reshkës
Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2001. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master në të Drejtë Penale në po të njëjtin universitet. Në periudhën 2001- 2004 ka ndjekur studimet në Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin “Magjistrat Prokuror”. Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, në periudhën 2003 – 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në qershor të vitit 2009 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, detyrë të cilën e ka kryer deri në muajin shkurt 2010. Në muajin Mars 2010 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në janar të vitit 2013.
Prej muajit janar të këtij viti ai është zëvendës drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej disa vitesh është ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave. Është certifikuar nga Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Gjyqësore, në Departamentin e Drejtësisë SHBA si trajner për aftësitë e prezantimit të çështjes në gjyq, duke marre pjesë me cilësinë e ekspertit në trajnimin e studentëve magjistratë për sa i përket kësaj fushe. Ka kontribuar në hartimin e tekstit “Manual për hetimin e krimit financiar” botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT, Departamenti i Drejtësisë Amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY