Rama pyetet për këpucën e Monikës, përgjigja e tij është e papritur

Rama pyetet për këpucën e Monikës, përgjigja e tij është e papritur

398
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur sjelljes së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, ku kjo e fundit e gjuajti me çizme në sallën e Kuvendit. Gjatë një interviste për ‘Top Story’ Rama tha me ironi se ai ishte një gjest madhështor nga ana e Kryemadhit. “Këta janë gati të heqin dhe këpucët dhe të gjuajnë, për të tejkaluar dhe kufijtë e fantazisë. Deri ku mund të ulet niveli i shembullit të politikanit. E kam të qartë ca mund të bëjnë këtë. I di të gjitha.”, tha Rama.
Çfarë dini ju?
-Dilni në rrugë dhe pyesni dhe ua thonë njerëzit. Është e qartë që këtu. Skam pse kundërpërgjigjem kundër Monikës, por heqja e këpucëve dhe gjuajtja janë gjest madhështor i bërë për t’ju treguar të gjithëve atyre që duan të shohin dhe kuptojnë se çfarë në fakt është motivimi i madh opozitar kundër reformës në drejtësi.
Po LSI e votoi reformën…
-I kishin këmbët me një këpucë, ndaj gjuajtën me çizme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY