EMRAT/ Vasili: Veliaj trafikant provincial votash, përjashtohen nga LSI këshilltarët që votuan...

EMRAT/ Vasili: Veliaj trafikant provincial votash, përjashtohen nga LSI këshilltarët që votuan buxhetin

213
0
Shares

Petrit Vasili u tregua i ashpër me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe i prerë me këshilltarët e LSI-së që pak ditë më parë nuk iu bindën vullnetit të partisë e bashkuan votat që të miratohej buxheti i vitit 2018, në një bashkëbisedim me gazetarët. Ai deklaroi prerë se katër këshilltarët e LSI-së i pret i njëjti fat si të tjerët që kanë kundërshtuar vullnetin e partisë, duke shtuar se që nga ai moment nuk e gëzojnë më mandatin. “LSI ka pasur një pozicion të qartë, pasi s’ka qenë asnjëherë në mbështetje të këtij buxheti në këshillin bashkiak të Tiranës. Kush e ka votuar nuk e gëzon më mandatin e LSI-së”, tha ai.
E ndërsa fliste për kryebashkiakun Veliaj, Vasili tha se do të ishte mirë të mbahej mend për punët dhe jo për atë që e quajti trafik votash. “Trafikimi provincial i një kryetari bashkie që jeton mbi shitblerjen, pra shitblerja e një vote është riciklimi i trafiqeve të drogës. Tirana s’mund të qeveriset mbi bazën e trafikimit të votës”, shtoi ai
Këshilltarët që humbasin mandatin janë, Genta Mezini, Agim Kraja, Bora Panajoti dhe Naim Halili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY