FOTO GALERI/ Qeveria premton pagën e nëntorit nesër, por naftëtarët nuk ikin...

FOTO GALERI/ Qeveria premton pagën e nëntorit nesër, por naftëtarët nuk ikin nga protesta…, as policët

215
0
Shares

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit refuzojnë zgjidhjen e arritur mes përfaqësueve të sindikatës dhe ministrit të Energjisë dhe Energjisë. Garantohet vetëm paga e nëntorit dhe kjo nesër në orën 13:00 thuhet se do kalojë në bankë. Lajmin e dha kreu i sindikatave të naftëtarëve, Kamber Iljazi. Por naftëtarët që kanë mbërritur në Tiranë në këmbë nuk besojnë dhe kërkojnë që paga të kalohet sot. Rreth orës 12:25, ata kanë bllokuar rrugën te Ministria e Energjisë dhe Infastrukturës.

Iljazi: Të pranishëm dy Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj dhe sindikalistët me në krye Kol Nikollaj bënë të mundur thirrjen administratorit, detyrimin e tij nga kryeministri të zgjidhë problemin e pagës, duke e detyruar të marrë dhe një kredi bankare dhe nësër në orën 1 hidhen pagat”.
Protestuesit në kor: Jo jo jo jo. Poshtë qeveria. Të marrë kredinë tani.
Iljazi: Kredia fillon të merret sot dhe nesër në orën 1 hidhen pagat.
Protestuesit: Jo jo.
Kol Nikollaj: Duhet të merremi vesh, jemi plotësisht dakord ti bindemi vullnetit tuaj, kërkesa juaj e artikuluar në mënyrë institucionale ishte vetëm paga e nëntorit dhe hyrjen në tentativa për të rivendosur uzinën në punë. Ne e kryem misionin. Paga e nëntorit nesër në bankë, për të tjerëat pas Vitit të Ri flasim prapë.

Sindikalistët e deklaruan të mbyllur protestën por naftëtarët mbetën të vendosur të mos lëvizin.
“Është gënjeshtër e rradhës, kemi ardhur nga Fieri. Të mos lëvizim”, bëri thirrje një protestues.

Naftëtarët me sytë nga Ministria e Energjisë: Nuk ikim pa pagat!

Prej orës 10:00 të paradites vijon prosta e naftëtarëve të Fierit dhe Ballshit përpara Ministrisë së Energjisë. Naftëtarët kërkojnë pagat e nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti, po ashtu dhe 13 paga të prapambetura ndër vite nga kompani të tjera që kanë menaxhuar uzinën. Për këto të fundit janë në proces gjyqësor.
Naftëtarët gjithashtu kërkojnë rifillimin e punës në uzinë dhe statusin e naftëtarit, pasi pjesa më e madhe e tyre janë drejt moshës së daljes në pension. Ata thonë se nuk ikin nga Tirana pa marrë lekët e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY