EMRAT/ Korçë, masakruan dhe tentuan të vrasin bashkëfshatarin, arrestohen 3 kushërinjtë

EMRAT/ Korçë, masakruan dhe tentuan të vrasin bashkëfshatarin, arrestohen 3 kushërinjtë

161
0
Shares

Tre kushërinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e së mërkurës kanë tentuar të vrasin një 27-vjeçar. Të arrestuarit janë Eduart Xhemollari, 25 vjeç, Jani Xhemollari, 48 vjeç dhe Marenglen Bollguri, 27 vjeç të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në fshatin Podgorie, në bashkëpunim mes tyre, kanë tentuar të vrasin me mjete të forta për motive të dobëta, 27-vjeçarin me inicialet E. B., banues në Podgorie, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mbi ta rëndon akuza, “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY