FOTO/ Presioni i Policisë dhe prefektit nuk mundi ti ndalojë, naftëtarët mbërrijnë...

FOTO/ Presioni i Policisë dhe prefektit nuk mundi ti ndalojë, naftëtarët mbërrijnë në Tiranë – Sot protestë para Ministrisë së Energjetikës

124
0
Shares

Rreth 200 naftëtarët e Ballshit dhe të Fierit, të nisur dje nga Fieri në këmbë drejt Tiranës kanë mbërritur në kryeqytet mbrëmë ku edhe kanë kaluar natën në makinat personale të disa aktivistëve që mbështet këtë protestë. Megjithëse marshimi i tyre nisi në këmbë nga Fieri, për shkak të lodhjes ata kanë marrë autobus për të udhëtuar por thuhet se janë ndaluar nga policia për të udhëtuar dhe janë nxjerrë nga autobusi.
Ndërkohë që pretendohet se punëtorëve u është bërë presion i vazhdueshëm nga forcat e rendit dhe Prefekti i Fierit në rrugë për t’u kthyer mbrapsht, por ata kanë rezistuar dhe nuk kanë pranuar duke qene te vendosur që të çojnë deri ne fund protestën e tyre dhe realizimin e kërkesave të tyre.
Sot në orën 10:00, naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të protestojnë përballë Ministrisë së Energjetikës. Kërkesat e tyre që do shtrohen dhe në një takim zyrtar në Ministri përveçse në protestë.

Kërkesat
– Marrja e pagave të prapambetura
– Marrja e pagës së muajit nëntor
– Rifillimi i punës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY