Artur Zoto merr një dëshmi pro tij në gjyqin e burgjeve

Artur Zoto merr një dëshmi pro tij në gjyqin e burgjeve

473
0
Shares

Në seancën e radhës ndaj Artur Zotos tek Krimet e Rënda gjykata u njoh me dëshminë e ish-zëvendësit të tij, Bledar Skënderi, aktualisht anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Skënderi rrëfeu mbi marrëdhënien e Zotos me ish-kolegun e tij Iliaz Labi, si edhe për tenderin që çoi në qeli ish-kreun e burgjeve, raporton abc news. Bledar Skenderi, ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, aktualisht anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ishte dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor ndaj Artur Zotos tek Krimet e Rënda. Ai ishte thirrur nga mbrojtja në procesin ku Zoto përballet me një akuzë për “korrupsion” në lidhje me një procedurë tenderimi. Thëniet e dëshmitarit nuk kanë pasur asnjë pikëprerje me pretendimet e shfaqura nga ish-zëvndësdrejtori tjetër i Burgjeve, Iliaz Labi, sipas të cilit Zoto ka përfituar një shumë prej 2 milionë lekësh në këmbim të një fituesi të paracaktuar.

Dëshmitari Skënderi konfirmoi pohimet e bëra më herët nga Zoto, për një marrëdhënie të acaruara dhe jo të mirë me ish-vartësin e tij Labi. “Iliaz Labi vinte rrallë në punë. Ai nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Artur Zoton. Nuk mbaj mend t’i kem parë ndonjëherë bashkë”, është shprehur Skënderi. Në lidhje me procedurën e tenderit të ushqimeve, Skenderi ka rrëfyer se janë ndjekur të gjithë hapat e kërkuara nga ligji dhe se nuk ka pasur dyshimet për ndonjë parregullsi.

Në vijim gjykata është njohur me dëshmitë e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave gjatë së njëjtës procedurë. Ata kanë pretenduar se në praktikën në fjalë nuk janë konstatuar shkelje. Në seancën e 30 nëntorit 2017, Artur Zoto këmbënguli mbi pafajësinë e tij, si dhe i bëri thirrje gjykatës të ngrejë një komision të veçantë për verifikimin e tenderit.abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY