EMRAT & DOKUMENTET/ Zbulohen identitetet e dy deputetëve të arrestuar në Itali...

EMRAT & DOKUMENTET/ Zbulohen identitetet e dy deputetëve të arrestuar në Itali si hajdutë

163
0
Shares

Zbulohen vendimet e Prokurorisë për dy deputetët, Aqif Rakipi e Gledion Rehova, për të cilët, përmes një kërkesë drejtuar KQZ-së, kërkon heqjen e mandatit. Sipas vendimeve të siguruara nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Sipas Report TV deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03. 11. 1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit. Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mina, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27. 02. 1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.
Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i ndalimeve nga autoritetet italiane në formularin e vetëdeklarimit, i bën të dy deputetët në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit. Për këtë shkak, Prokuroria i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. KQZ pritet të vendosë ditët në vijim për këtë kërkesë të organit të akuzës, ndërsa në një mbledhje konsultuese të zhvilluar paraditen e sotme, iu la disa ditë kohë deputetëve për t’u njohur me dosjen.


(Raporti i Prokurorisë për deputetin Aqif Rakipi)


(Raporti i Prokurorisë për deputetin Gledion Rehovica)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY