Princ Herry interviston Obamën, ja pyetjet që refuzoi tu përgjigjet ish-Presidenti

Princ Herry interviston Obamën, ja pyetjet që refuzoi tu përgjigjet ish-Presidenti

124
0
Shares

Princ Herry dhe ish-presidenti Barac Obama kanë zhvilluar një intervistë së bashku, ku rolin e gazetarit e ka bërë pikërisht monarku britanik. Ndër të tjera Obama është vendosur përpara disa zgjedhjeve. Ish-presidenti i SHBA-ve duhet të zgjidhte mes dy gjërave, por kur erdhi puna për të brendshmet ai u shpreh se nuk i përgjigjet pyetjeve të tilla. I pyetur se kë preferonte më tepër nga dy basketbollistët e njohur si Lebron James dhe Michael Jordan, zgjedhja e Obamës ishte Jordan, edhe pse në fund shtoi se e pëlqen shumë edhe Lebron pasi është një djalë Çikagoje. Për sa i përket serialit të njohur “Friend” Obama mes Rachel dhe Monica, dy personazhet e njohur të serialit zgjodhi aktoren bionde, duke na lënë të kuptojmë se Jennifer Aniston hyn te aktoret e tij të preferuara.
Një pyetje interesante ishte të zgjidhte mes Kim dhe Khloe Kardashian, të cilës Obama si ish-president serioz që është është shprehur: “do ja lë dikujt tjetër të përgjigjet për këtë”. Por Herry ka përfituar nga kjo intervistë për ta pyetur edhe për të preferuarin e tij nga dy princat e Britanisë, ku Obama zgjodhi Ëilliamin, duke e lënë Herry-n “me gisht në gojë”.
Por Herry si djalë i zgjuar që është, i mori një mendim shpejt e shpejt Obamës edhe për të fejuarën e tij Meghan Markle, duke e vendosur përballë zgjedhjes mes dy serialeve, “Suits” dhe “Good Ëife”. Në serialin “Suits” aktore protagoniste është pikërisht e fejuara e Princit, dhe Obama zgjodhi Meghan. “Përgjigje e shkëlqyer”, ja ktheu Herry. Pyetja e fundit ishte për Mbretëreshën Elizabeth, ku Obama duhet të zgjidhte mes saj dhe grupit “Queen” dhe sigurisht që zgjedhja ishte Elizabeth.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY