Aleanca e Grave Deputete letër Rucit: Merrni masa, Rama po nxit “drurin”...

Aleanca e Grave Deputete letër Rucit: Merrni masa, Rama po nxit “drurin” ndaj nesh – Deputetet e PS “nuk firmosin”

203
0
Shares

Aleanca e Grave Deputete i kërkoi Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të dënojë dhe të marrë masa për deputetët dhe punonjësit e Policisë që ushtruan dhunë kundër dy deputeteve vajza, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Kërkesa e kësaj Aleance vjen pas incidenteve në seancën e fundit parlamentare. Gratë deputete i dërguan një letër Kryetarit të Kuvendit, ku shprehën shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e zotit Ruçi, si dhe vunë në dukje tolerancën e treguar prej tij ndaj dhunës dhe gjakosjes së dy deputeteve nga deputetët burra dhe punonjës të Policisë së Shtetit. “Ju, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe vetë Kreu i mazhorancës Edi Rama, jo vetëm nuk u distancuat nga dhuna apo nuk morët masa ndaj saj, por, nëpërmjet tolerancës dhe heshtjes tuaj, treguat se pas këtyre akteve dhe nxitës e përkrahës të tyre jeni pikërisht ju”, thuhet në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.
Aleanca e Grave Deputete theksoi se nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë u ndërmor një akt i paprecedentë, ku edhe e dhunuara, edhe dhunuesi, u dënuan njësoj nga mazhoranca të cilës zoti Ruçi i përket. “Kjo provoi edhe njëherë se dhuna ndaj grave është fenomen që jo vetëm nuk luftohet nga maxhoranca juaj, por nxitës i saj është vetë Kreu i qeverisë Edi Rama”, thuhet në letër. “Në cilësinë e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtare të Aleancës së Grave Deputete, dënojmë me forcë këto akte dhune, duke kërkuar nga ana juaj, marrjen e menjëhershme të masave për të dënuar maksimalisht dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale dhe administrativ, deputetët burra dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që ushtruan akte dhune ndaj grave deputete, si dhe vetë nxitësin e këtyre akteve, Edi Ramën”, thuhet mw tej në letrën drejtuar Ruçit.
Aleanca e Grave Deputete beson se me realizimin e këtyre hapave, Kryeparlamentari Ruçi dhe maxhoranca do të provojnë se e kanë seriozisht angazhimin kundër dhunës ndaj grave, të ndërmarrë me miratimin pak kohë më parë të Rezolutës konsensuale “Për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj. Në të kundërt, nëpërmjet mosveprimit tuaj, ju do të zhbënit këtë angazhim konsensual që në ditët e para të miratimit të tij, duke treguar, edhe në këtë rast, se mbështetja ndaj Rezolutës së propozuar nga opozita ishte një akt fasadë”, vazhdon letra e AGD. Anëtaret e Aleancës së Grave Deputete ftuan koleget e Partisë Socialiste qe t’i bashkohen protestës kundër dhunës ndaj grave deputete dhe grave e vajzave shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY