EMRI & DETAJE/ “Të hëngsha…”, dënohet maniaku i Kamzës pas denoncimit të...

EMRI & DETAJE/ “Të hëngsha…”, dënohet maniaku i Kamzës pas denoncimit të vajzave adoleshente

153
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vjet burgim një 41-vjeçar, i cili është shpallur fajtor për veprën penale të “ngacmimit seksual”. Bëhet fjalë për shtetasin Saba Shkoza, i cili është arrestuar në shkurt të këtij viti, pasi u kallëzua nga disa vajza të mitura, të cilat i kishte ngacmuar seksualisht në rrugë. Ngjarja bëri shumë bujë në shkurt të këtij viti, ndërsa Saba Shkoza nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai më parë është dënuar edhe për “pengmarrje”. Në seancën e fundit, avokati i tij kërkoi pafajësi për Shkozën. Po ashtu, në rast se shpallej fajtor, avokati kërkoi që të mos dënohej më shumë sesa periudha e vuajtur në paraburgim, dhe pjesën tjetër të dënimit ta kryente në shërbim prove. Vetë i pandehuri ka thënë në seancën e shpalljes së vendimit se kërkonte drejtësi. “Përfundimisht, kërkoj drejtësi nga Gjykata”, është shprehur Shkoza sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës.
Konkretisht, Shkoza akuzohet se në shkurt të këtij viti ka ndjekur dy të mitura, nxënëse gjimnazi, në zonën e Bathores. Përveç ndjekjes, Shkoza akuzohet se ka kryer edhe veprime të turpshme para dy të miturave, duke nxjerrë edhe organin gjenital në publik. Prokuroria për akuzat kërkoi dënimin e Shkozës me 6 vjet burgim. Por Gjykata në përfundim vendosi ta dënojë me 5 vjet burgim dhe kryerja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ngjarja
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, më datën 24. 02. 2017, në orën 15:00, një gjimnaziste ka kallëzuar para oficerit të Policisë Gjyqësore, se më datë 23. 02. 2017, një person rreth 1.73 m i gjatë, rreth 40 vjeç, me dialekt gjuhësor të Shqipërisë së Mesme, ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj saj. Kështu, sipas rrëfimit të së miturës, ajo ka qenë atë ditë duke shkuar drejt Poliklinikës së Paskuqanit së bashku me një shoqen e saj të shkollës për t’u vizituar. Pasi ka kryer kontrollet mjekësore në këtë poliklinikë, vajza ka vënë re se po ndiqej nga një person, i cili më pas i është drejtuar me fjalë të turpshme si “të hëngsha gjoksin!”; “të hëngsha …”; “më ke bërë të masturbohem”. Sipas vajzës, personi në fjalë ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe më pas është larguar drejt rrugës Paskuqan-Kamëz.
Një ditë më pas, pra, ditën kur është bërë kallëzimi, vajza ka qenë duke shkuar drejt banesës së saj pasi ka përfunduar orët e mësimit, e shoqëruar nga një shoqe tjetër e klasës, kur ka hasur sërish Saba Shkozën, që po e ndiqte. Kësaj here, Saba Shkoza ka dalë para dy vajzave të mitura, ka ulur pantallonat dhe ka nxjerrë organin gjenital para tyre, duke i thënë kallëzueses: “Më kë bërë të masturbohem”. Pas këtij veprimi tronditës, vajza e mitur ka lajmëruar menjëherë Policinë. Ajo u ka treguar efektivëve të Policisë për rastin dhe i ka dhënë detaje për përshkrimin fizik të Saba Shkozës.
Policia e ka arrestuar më pas Shkozën, i cili, me vendim të datës 27. 02. 2017, është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. Pas përfundimit të hetimeve, çështja ka shkuar për gjykim në këtë Gjykatë, por në asnjë moment, Saba Shkoza nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e kryera ndaj së miturës dhe nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke pranuar të gjykohet me proces normal. Pas shpalljes së vendimit, Shkoza e ka ankimuar atë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY