Basha ka një koment të ri për marrëveshjen e majit me Ramën

Basha ka një koment të ri për marrëveshjen e majit me Ramën

114
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar nga një këndvështrim tjetër marrëveshjen e18 majit mes tij dhe Kryeministrti Edi Rama. Ai i përmbahet qëndrimit se marrëveshja nuk ishte gabim por se gabimi ka qëndriar tjetërkund.

Sokol Balla: A ishte marrëveshja me Edi Ramën një gabim historik i karrierës tuaj të re politike, si kryetar i Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Marrëveshja e 18 Majit ishte një marrëveshje e diktuar në një situatë unike dhe kritike për Shqipërinë e 27 viteve. Nuk ishte marrëveshja gabimi. Gabimi ishte investimi me një marrëveshje me një person që nuk e njeh marrëveshjen. Me një person apo faktor politik i cili provon se jo thjeshtë marrëveshja me kundërshtarin, por edhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga fëmijët e vegjël, që nga foshnjet e sapolindura e deri tek pensionistët në moshë të thyer, ka për borxh tia vërë në funksion egos së shfrenuar për pushtet dhe pasuri personale. PD e gjen veten partner kryesor të faktorit ndërkombëtar për ndryshimin që po vjen dhe do të vijë pavarësisht përpëlitjeve të fundit të një karteli politico-kriminal, fati i të cilit është vulosur.

Sokol Balla: Cili është një premtim që ju jepni sot dhe do ta mbani pas një viti?Lulzim Basha: Partia Demokratike do të vazhdojë të vendosë interesin e cdo shqiptari, interesin e familjeve shqiptare, të fëmijëve shqiptarë, punëdhënësve dhe punëmarrësve shqiptarë, fermerëve shqiptarë, mbi çdo interes tjetër. Ne nuk kemi asnjë interes tjetër përveç interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Siç kemi bërë deri më sot do të vazhdojmë ta vendosim interesin publik të parin. E kemi bërë këtë kur kemi luftuar krimin, kur kemi refuzuar dorën e shtrirë për bashkëpunim joparimor, kur kemi denoncuar drogën, kur kemi kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, kur kemi votuar reformën në drejtësi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë pa asnjë kompromis me të keqen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY