A kishte komunikim mes Presidencës dhe qeverisë për votën ne OKB: Ja...

A kishte komunikim mes Presidencës dhe qeverisë për votën ne OKB: Ja cfarë thonë “Meta” dhe “Rama”

154
0
Shares

Zyra e Presidentit të Republikës ka reaguar sot pas një lajmi të publikuar nga qeveria në një portal lajmesh se Presidenti Meta ishte në dijeni të votës kundër SHBA që bëri Shqipëria në OKB.

Sipas burimeve qeveritare, kabineti i Presidentit ishte mbajtur në kontakt. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, Sokol Gjoka dhe këshilltari i presidentit Valter Ibrahimi kanë komunikuar me emaile mes tyre.

“Lapsi.al dalloi në emaile edhe lutjen e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca. Përgjigjia në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ka qenë lakonike. “Sa te kem nje instruksion te njoftoj menjehere”. 

Por kjo përgjigje ishte e fundit për këtë çështje dhe nuk u shoqërua nga një tjetër.

Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.

Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB. Presidenca u njoftua për qëndrimin që mbajti Shqipëria në OKB, tha zyrtari i Ministrisë për Lapsi.al, duke theksuar se “në të gjitha komunikimet, nga presidenca nuk erdhi asnjë shenjë pakënaqësie”, thuhet ndër të tjera në portalin e lajmeve që përdori burime të atribuara nga qeveria. Në fakt portal në fjalë nuk ka publikuar asnjë email dhe asnjë bisedë të zbardhur zyrtarisht mes dy institucioneve.

Sot në mesditë Presidenti bëri të njohur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Presidencës se aludimi për komunikim është një mashtrim.

Sqarimi i Presidencës:
Sot, rreth orës 12:00, portali “lapsi.al”, ka publikuar një artikull me titull “Vota në OKB/ Si gënjeu Ilir Meta në letrën për Donald Trump”. Duke patur të qartë prapavijën qëllimkeqe dhe dizinformuese të këtij lajmi, jo të rastësishëm, Zyra e Shtypit e Presidentit sqaron edhe njëherë se:
Nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB. Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici i ka telefonuar me inisiativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.
Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z, Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit. Për informacion më të saktë njoftojmë se Drejtori i Kabinetit në Presidencë, z. Arben Cici ka marrë një njoftim me sms nga Drejtori i Përgjithshëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dy orë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”. Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik. U detyruam të bëjmë këtë sqarim të detyruar, për shkak të rëndësisë të vecantë të kësaj cështjeje dhe transparencës ndaj opinionit public, këtij keqinformimi tërësisht të qëllimtë, jo profesional dhe manipulues për opionin publik, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY