Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit, flet deputeti Aqif Rakipi, mohon...

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit, flet deputeti Aqif Rakipi, mohon akuzat

379
0
Shares
Aqif Rakipi

Deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar në KQZ, deputeti i PDIU preket nga ligji i Dekriminalizimit. I pyetur lidhur me këtë, Aqif Rakipi thotë se “nuk është në dijeni të kërkesës së prokurorisë”.
Sakaq, ai mohon akuzat në kuadër të të cilave preket nga ligji i Dekriminalizimit. “Nuk jam ndaluar ndonjëherë nga policia. S’kam probleme me formularin e dekriminalizimit”, tha deputeti Aqif Rakipi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY