VIDEO/ Saimir Tahiri në Apel: Dua pasaportën time

VIDEO/ Saimir Tahiri në Apel: Dua pasaportën time

166
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia i janë drejtuar sot Apelit për Krimet e Rënda për të ankimuar vendimin e gjykatës e cila i bllokoi pasaportën duke i penguar kështu çdo mundësi për lëvizje jashtë vendit.
Në seancën te Krimet e Rënda, pas të ciles u vendos bllokimi i pasaportës, Tahiri kërkoi që të rrëzohet bllokimi i pasaportës, duke argumentuar se provat e sjella nga Prokuroria kanë qenë të njohura më parë për të dhe se ai nuk ka pasur kurrë qëllim të largohet jashtë vendit për t’iu fshehur drejtësisë.
Gjithashtu, ish-ministri tha në seancë se nuk e trembte masa e sigurimit, por ajo që e cilësoi si vendim i pabazuar i tij. Tahiri bëri edhe një paralelizëm me kreun e Gjykatës së Lartë, Zaganjorin, të cilit iu përmend emri nga dy persona kohë më parë se kërkonte para për një vendim. Me këtë shembull, ish-ministri kërkoi të mbrohej duke thënë se ndaj tij po merreshin masa, vetëm pse dy kriminelë e kishin përmendur në bisedat mes tyre. Në fund të seancës, Gjykata e rrëzoi kërkesën e Tahirit për zhbllokimin e pasaportës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY