EMRI & DETAJE/ Tiranë, arrestohet hajduti, tmerri i spitalit dhe autobusëve

EMRI & DETAJE/ Tiranë, arrestohet hajduti, tmerri i spitalit dhe autobusëve

122
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 kanë arrestuar Laert Zhupa, 41 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25. 12. 2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronësi të E. K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të P. R., 63 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale; Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë…
Më datë 15. 09. 2017, në autobusin e linjës së unazës dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetasit M. M.
Më datë 12. 11. 2017, te kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip “Ford ” shtetasit R. K.
Më datë 11. 12. 2017. në ambientet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A. Gj.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY