DETAJE/ Vitit 2018, pas drejtësisë, Vetting edhe punonjësve të administratës, ja cilët...

DETAJE/ Vitit 2018, pas drejtësisë, Vetting edhe punonjësve të administratës, ja cilët do ti nënshtrohen

195
0
Shares

Reforma në administratën publike do të mbetet prioriteti dhe angazhimi kryesor i qeverisë ‘Rama 2’ edhe gjatë vitit 2018. Plani e qeverisë, me 8 pika kyçe, për administratën publike, për vitin që vjen ka marrë konfirmimin e Kuvendit, ndërsa do të zbatohet nga Departamenti i Administratës Publike, që ditët e para të janarit deri në fund të vitit 2018. Pas 790 njerëzve të drejtësisë dhe uniformave blu, Vetting-ut do t’i nënshtrohet edhe e gjithë administrata publike. Rreth 85 mijë punonjës të administratës do të testohen për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vetting-ut për integritetin do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës. Në vijim, Vetting-u do të shtrihet te të gjithë punonjësit e administratës. Në planin për vitin 2018 nuk parashikohen masa për ata që nuk do ta kalojnë testin e integritetit, por ndoshta ky proces mund të shoqërohet me ndryshime të nevojshme ligjore, siç po operohet edhe me Vetting-un në Polici, shkruan Shqiptarja.com.
Po ashtu, duke iu referuar planit, bashkimi dhe shkrirja e institucioneve, aty ku shihet e nevojshme, do të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i organizimit të institucioneve, eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese si dhe ndryshimi i funksionit të strukturave. Gjatë vitit që vjen, Departamenti i Administratës Publike do të fokusohet të përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës për punonjësit si dhe tek përmirësimi i testeve të konkurseve për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratë, për lëvizje paralele apo për rritje në detyrë. Për vitin 2018 është planifikuar edhe vlerësimi i performancës së nëpunësve civilë si dhe i kapaciteteve ekzistuese. Trajnimi i administratës do të jetë gjithashtu një tjetër objektiv i rëndësishëm i Departamentit të Administratës Publike. Reforma nis nga DAP Gjatë vitit 2018, reforma do të nisë nga vetë Departamenti i Administratës Publike. Plani parashikon forcimin e kapaciteteve të DAP dhe njësive të burimeve njerëzore në institucionet e administratës shtetërore, për të çuar përpara reformën në shërbimin civil, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme për kuptimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore, ndërlidhjen dhe efektet e tyre.
Po gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i strategjisë ndërsektoriale të reformës në administratën publike 2015 – 2020, nëpërmjet përcaktimit më të plotë të planit të aktiviteteve parashikuar për t’u zbatuar për periudhën 2018 – 2020, duke orientuar kështu nevojat financiare në kuadër të programit buxhetor afatmesëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY