Njëherë qan, njëherë qesh. Dëshmia e re e Selmanit që vrau babain

Njëherë qan, njëherë qesh. Dëshmia e re e Selmanit që vrau babain

204
0
Shares

Njëherë qan dhe njëherë qesh, ky është përshkrimi më i shpejtë i policisë në lidhje me dëshminë që ka dhënë 28-vjeçari Selman Aliaj pasi vrau babain e tij dhe më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës. Sikurse është shprehur në polici ai thotë se e vrau babanë pasi i thoshte budalla. Më pas tregon se si e ka goditur të atin dhe se si është përpjekur ta fshehë kufomën.

“E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit”, ka thënë 28-vjeçari.

Por më pas ai ka mohuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se “nuk ka lidhje me ngjarjen”. Sipas policisë, po kaq e paqëndrueshme paraqitet edhe gjendja e tij emocionale, ku njëherë qan, dhe njëherë qesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY