“Kunata e vjehrra më ndanë nga burri, më lini të shoh fëmijët”

“Kunata e vjehrra më ndanë nga burri, më lini të shoh fëmijët”

146
0
Shares

Në vend që të kalonte këtë periudhë festash me familjen e saj, 36-vjeçarja Marjana Tuda nga Elbasani, e përlotur ka marrë pjesë në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24. Prej muajsh, nëna e sëmurë nuk takon dot fëmijët e vegjël, djemtë 5 dhe 3 vjeç. Marjana ka rrëfyer për mënyrën se si u martua me Taulant Musën, dhe divorci që erdhi në 18 shtator të këtij viti, me kërkesë të familjarëve të Taulantit. Ajo tregon se kunata e saj beqare rreth të 50-ave, i kishte thënë që në fillim se do t’ia merrte djalin, shkruan “BalkanWeb”.
“Më thoshin që nuk merr vesh ti, fëmija qante shumë dhe ka dhe problem me shikimin. Në fillim jetonim me familjen e Taulantit, por para dy vitesh jetonim veçmas në ambiente të ndara. Vjehrra më kërcënonte se do të ma merrte fëmijën për ta çuar në Itali ta kuronte, por unë nuk e besoja. Vetëm me fjalën e Taulantit e kam firmosur dhe atë natë kur është nisur djali për Itali jam sëmurur”, rrëfen Marjana.
Ajo tregon se i shoqi edhe pse donte të shkonte ta takonte në spital, nuk e linin familjarët. Madje kanë qenë këta të fundit që e kanë shtyrë të kërkonte divorcin edhe pse në kundërshtim të dëshirës së tij. Më pas me vendimin e gjykatës, të dy fëmijët duhet t’i mbante i ati, dhe madje Marjana duhet të paguante nga 25 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin, edhe pse ajo është e papunë dhe nuk ka mundësi të paguajë. Marjana në lot tregon se ka që në korrik që nuk i takon fëmijët, madje kur i telefonon e mësojnë djalin e madh të shajë nënën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY