FOTO GALERI/ Si përfundoi supermodelja nga milionere në të pastrehë

FOTO GALERI/ Si përfundoi supermodelja nga milionere në të pastrehë

219
0
Shares

Në vitin 1990 ajo ishte modelja më e mirë në Australi, e fejuar me miliarderin James Packer dhe jetonte një jetë ekstravagante dhe magjepsëse. Por Tziporah Malkah (i njohur më parë si Kate Fischer) tani jeton një jetë tërësisht ndryshe. 44-vjeçarja në një intervistë për news.com.au tregoi hollësi mbi jetën e saj dhe arsyen se përse përfundoi në gjendjen aktuale.
Zeshkanja tha se koha e saj si modele ishte kohë e humbur pasi nuk ishte në gjendje ta vlerësonte bukurinë e saj. “Unë shikoj fotot e vjetra dhe mendoj, kam pasur botën nën këmbët e mia dhe nuk e dija, nuk kisha besim. Nuk e dija që njerëzit më shikonin dhe mendonin se unë isha e bukur”, tha ajo. “Çfarë humbjeje.”
Ylli pasarelave filloi të dilte me miliarderin miliarderin James Packer në vitin 1993 dhe në të njëjtin vit, së bashku me Elle Macpherson, Portia de Rossi dhe Hugh Grant luajtën në filmin Sirens. Tziporah u martua me James tre vite më vonë, por u ndanë në 1998. News.com.au thekson se ajo kur u nda kishte një pronë me vlerë milona dollarë së Sydney si edhe miliona dollarë në llogarinë saj bankare. Pasi u zhvendos në Los Angeles, ajo kishte një mënyrë jetesë shumë të shtrenjtë. Por u mashtrua nga i dashuri i saj. Kur Tziporah kuptoi që i dashuri i saj ishte i martuar dhe kishte familje në një vend tjetër, ai ia kishte marrë të gjitha paratë. ‘Isha aq i turpëruar,”-tha ajo duke treguar rrethanat që e çuan në rënien drastike. Ajo u kthye në Australi duke jetuar në një shtëpi për të pastrehët pas zënkës me mamanë e saj, politikanen Pru Goward. Javën e kaluar nënë e bijë u panë së bashku për herë të parë pas pothuajse një dekadë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY