Zhduken 7 vajza brenda pak ditësh

Zhduken 7 vajza brenda pak ditësh

159
0
Shares

Shtatë vajza nga rajoni i Shkupit dhe Tetovës janë zhdukur brenda pak ditëve. Bëhet fjalë kryesisht për vajza shqiptare, të moshave nga 11 vjeç deri në 17 vjeç, bëjnë të ditur burime policore.
Një lajmërim shqetësues ka bërë gjatë fundjavës një baba në Shkup. 38-vjeçari me inicialet D. S., nga Shkupi ka lajmëruar në stacionin policor të Çairit se më 23 dhjetor rreth orës 19:00 nga shtëpia e tij janë larguar në drejtim të panjohur dy vajzat e tij të mitura të moshave 11 dhe 15 vjeç. Një denoncim tjetër në stacionin policor të Çairit është bërë po ashtu më 23 dhjetor, kur një baba 43-vjeçar ka alarmuar se në mbrëmje është zhdukur vajza e tij 15 vjeçe. Sipas tij, ajo është larguar nga shtëpia rreth orës 19.00 dhe se më pas nuk dihet se ku është. Denoncim shqetësues ka mbërritur edhe të premten e kaluar kur, shtëpia për përkujdesje për të miturit “Ranka Milanovic” në Shkup ka lajmëruar për zhdukjen e vajzës së tij 17 vjeçe bashkë me një vajzë tjetër 12 vjeçe, që janë zhdukur në drejtim të panjohur. Ky rast i largimit të tyre nga shtëpia është regjistruar në orët e mëngjesit.
Raste alarmante janë regjistruar edhe në Tetovë. Një prind i shqetësuar ka lajmëruar zhdukjen e dy vajzave 24 dhe 16 vjeç, të cilat që para dy muajve kanë ikur nga shtëpia e tyre dhe prej atëherë nuk asnjë gjurmë nga ato. Rasti është paraqitur në polici nga 61- vjeçari me inicialet XH. S., nga fshati Sellcë.
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se është alarmuar për këto raste dhe se është vënë në kërkim të tyre. INA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY