Pas votës, Trump i shkurton buxhetin OKB-së me 285 milionë dollarë

Pas votës, Trump i shkurton buxhetin OKB-së me 285 milionë dollarë

97
0
Shares

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley deklaroi të dielën, 24 dhjetor, se SHBA ka negociuar një shkurtim fondesh prej 285 milionë dollarë për OKB vitin e ardhshëm “Nuk do të lejojmë që të përfitohet nga gjeneroziteti i popullit amerikan. Ineficenca dhe shpenzimet e tepërta të Kombeve të Bashkuara janë shumë të njohura”, deklaroi ambasadorja Nikki Haley.
Haley shtoi se reduktimi historik i shpenzimeve është hapi i duhur në drejtimin e duhur dhe se SHBA do të bëjë shumë lëvizje të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshëm. Marrëveshja e re për vitin fiskal 2018-2019 është 285 milionë dollarë më pak se buxheti i organizatës botërore prej 5.4 miliard $ për vitin fiskal 2016-2017. Ambasadorja tha se shpresonte të ndihmonte të reduktonte më shumë buxhetin për OKB vitet e ardhshme.
Më 21 dhjetor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që hidhte poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA. Në mbyllje të votimit, 128 vende u shprehën pro rezolutës, 9 kundër dhe 35 abstenuan. Shqipëria votoi pro rezolutës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY