Fier, ndërron jetë gruaja e plagosur në aksidentin e Levanit, rëndë bashkëshorti...

Fier, ndërron jetë gruaja e plagosur në aksidentin e Levanit, rëndë bashkëshorti i saj

173
0
Shares
Foto Ilustruese

Ka ndërruar jetë sot një nga bashkëshortët që u plagosën rëndë dje në aksidentin e Levanit, gruaja 65-vjeçare Fatbardha Hila. Bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Aksidenti rëndë ndodhi në autostradën Levan – Tepelenë, , në fshatin Varibop, pasditen e së dielës. K. H., 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, Fier duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet shtetasja F. H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ku edhe gruaja humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY