Ambasadori shqiptar në Paris: Ja si u gjet Florenc Beqiraj në qeli

Ambasadori shqiptar në Paris: Ja si u gjet Florenc Beqiraj në qeli

183
0
Shares

Dritan Tola, ambasadori i Shqipërisë në Francë tha sot se ende nuk ka ndonje indikacion per perdorim dhune ndaj të riut shqiptar Florenc Beqiraj në Marsejë. Në një intervistë të shkurtër për neës 24, ai tha se në trupin e viktimës nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim. “Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm . Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me spitalin dhe policinë si dhe familjarët e tij. Çështja është nën hetim, nuk janë dhënë pista të tjera, thuhet se ai është gjetur i pandërgjegjshëm në dhomën e tij. Mbajtja me aparatura, ka qenë gjest human nga spitali i Marsejës.  Nuk ka pasur aspak refuzim të dhënies së ndihmës mjekësore. I dhanë çdo mundësi të atit të qëndronte pranë trupit të të birit. Do të kryhet autopsia.  Nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim. Brenda javës tjetër do të kenë dalë rezultatet pas autopsisë, dhe pastaj do të shihet se çfarë ka ndodhur realisht” tha Tola.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY