Venitet edhe më shumë endrra amerikane, bashkimi familjar drejt mbylljes

Venitet edhe më shumë endrra amerikane, bashkimi familjar drejt mbylljes

185
0
Shares

Departamenti amerikan për Sigurinë e Brendshme kërkon heqjen e bashkimit familjar për emigrantët, në vijim të premtimit të Presidentit Trump për të mbyllur përfundmisht ciklin e emigrimit në SHBA përmes lidhjeve familjare. Departamenti bën përgjegjës këtë sistem për aktet terroriste në rritje vitet e fundit dhe shpreh mbështetjen për reformën e presidentit Trump, që parashikon shfuqizimin e tij. Mbështetjen për reformën Trump e shprehu publikisht përmes një komunikate për shtyp, shpërndarë në Tëitter, zëdhënësi Tyler Houlton. Shkak janë bërë dy ngjarjet kriminale të kësaj jave që kanë për autorë dy emigrantë, të cilët kishin përfituar shtetësinë amerikane përmes bashkimit familjar.

Në  rastin e parë, një emigrant nga Egjipti u vra në Pensilvani, pasi qëlloi me armë ndaj policisë, në përpjekje për të kryer një akt terrorist. Ndërsa në tjetrin, një pakistaneze u zbulua se kishte financuar Shtetin Islamik, duke përfituar nga luhatja e vlerës së monedhës virtuale BitCoin. Përmes një projektligji që do të diskutohet vitin e ardhshëm në Kongres, presidenti amerikan Donald Trump propozon heqjen e sistemit të vizave përmes lotarisë amerikane dhe bashkimit familjar. Shumica e republikanëve kërkojnë vendosjen e një sistemi emigracioni bazuar mbi meritën dhe kualifikimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY