FOTO/ Vdekja e Florencit në Francë dhe Krishtlindjet, ja mesazhi i dhimbshëm...

FOTO/ Vdekja e Florencit në Francë dhe Krishtlindjet, ja mesazhi i dhimbshëm i Jozefina Topallit

199
0
Shares

Në mesazhin e saj të urimit për festën e Krishtlindjes, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk ka lënë pa përçuar një mesazh tepër të fortë edhe për Florenc Beqirin, që vdiq në një spital të Francës. Topalli është e mendimit që Florencin e kanë torturuar dhe vrarë të tjerë njerëz në kamp, ndërsa nënvizon se kjo ngjarje e kobshme tregon dështimin tonë më të madh si shqiptarë.

Postimi i Jozefina Topallit:

Gezuar Krishtlindjet!

Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.

Ajo eshte festa me e bukur e vitit.

Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet. Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.

Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!

Por sot nje mendim i veçante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.

Nje lutje te veçante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.

Zot ndihmo Shqiptaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY