Aksident në Shkodër, 3 të plagosur, drejtuesi i motorit në gjendje të...

Aksident në Shkodër, 3 të plagosur, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë

167
0
Shares
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:08, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur ish-SMT Dobraç. Shërbimet e policisë që kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se një motor është perplasur me një biçikletë, dhe si pasojë ka mbetur i demtuar rëndë drejtuesi i motorrit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe. I plagosuri është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në këtë aksident kanë mbetur e lënduar, por jashtë rrezikut për jetën edhe shtetësja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motorr. Edhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, po mërr mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY