E marrin taksistin nga Durrësi për në Vlorë, por e dhunojnë rrugës...

E marrin taksistin nga Durrësi për në Vlorë, por e dhunojnë rrugës dhe i marrin makinën

139
0
Shares

Policia e Vlorës ka identifikuar dy persona, të cilët janë protagonistë në një ngjarje të rëndë. Sipas uniformave blu ata ishin pasagjerë në taksinë e një shoferi nga Durrësi, por në rrugën Levan-Fier e kanë taksistin dhe i kanë marrë mjetin.

Njoftimi i policisë:

Sipas të dhënave zyrtare, mbrëmjen e djeshme salla e Policisë së Vlorës ka marrë një njoftim se 48-vjeçari me inicialet B. E., banues në Durrës, (shofer taksie), kishte marrë pasagjer dy shtetas nga qyteti i Durrësit për në Vlorë. Por dy pasagjerët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip “Benz” dhe janë larguar. Taksisti me inicialet B. E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli  me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës. Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY