Mediat franceze: Florenci nuk u vetëvar, ai kishte refuzuar azilin, donte të...

Mediat franceze: Florenci nuk u vetëvar, ai kishte refuzuar azilin, donte të kthehej në shtëpi në 15 dhjetor

143
0
Shares

Mediat franceze kanë pasur në vëmendje vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiri, për të cilin shkruajnë se ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin.

Por në artikujt e tyre bie në sy një detaj që mund të hedhë posht tezën që mbron policia franceze për vetëvarjen e 23 vjeçarit. “Ai kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri”, shkruan laprovence.com.

Ngjarja po merr kështu përmasa edhe më të dhimbshme, ndërsa po kjo media shtron një pyetje tepër të drejtë. “Më 11 dhjetor, ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga qendra e azilkërkuesve të refuzuar, dhe i ishte njoftuar një nisje më 15 dhjetor. Pse do të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?”, ngre pyetjen ‘laprovence.com’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY