Shpërndahen shpërblimet për bebet e lindura, ja kush përfiton

Shpërndahen shpërblimet për bebet e lindura, ja kush përfiton

156
0
Shares

Të gjitha shpërblimet prej 5 mijë lekë për lindjen e fëmijëve kanë filluar të jepen nga Bashkia e Tiranës. Ditën e enjte janë hedhur pagesat e prapambetura për lindjen e fëmijëve për më shumë se 70% të vogëlushëve në Tiranë. Të gjitha çiftet që kanë lindur fëmijë nga viti 2011-2015, në llogaritë bankare që kanë dorëzuar për të marrë shpërblimin për bebet, kanë 5 mijë lekë shtesë prej ditës së enjte.

Shpërblimi është shpërndarë nga Thesari i Shtetit në llogaritë bankare të familjeve. Siç duket sot fëmijë që janë në moshën 5 apo 6 vjeç, do të marrin shpërblimin që u jep shteti dhe bashkia kur kanë lindur. Pavarësisht se këta vogëlush janë gati për të shkuar në shkollë, vetëm sot do të arrijnë të marrin shpërblimin e lindjes. Bashkia e Tiranës konfirmoi dhënien e shpërblimeve për pjesën më të madhe të njësisë administrative. Janë më shumë se 5 mijë fëmijë që kanë marrë tashmë shpërblimin e lindjes.

Bashkia thekson se janë kryer pagesat për vogëlushët e lindur në vitit 2011-2015, ndërkohë që vijon procesi për pjesën tjetër. Shpërblimi i prapambetur për vogëlushët do të jepet në të gjithë vendin. Aktualisht janë bërë pagesat e prapambetura vetëm për fëmijët që kanë lindur në Tiranë, në vitet 2011-2015. Shpërblimi për fëmijët e tjerë do të vijojë edhe në fillim të muajit janar 2018. Në kryeqytet çdo fëmijë sapo lind merr një shpërblimi nga shteti prej 5 mijë lekë, por edhe nga Bashkia e Tiranës./Shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY