Shqiptarë, serbë e zviceranë rrihen në Bazel, 4 persona përfundojnë në spital

Shqiptarë, serbë e zviceranë rrihen në Bazel, 4 persona përfundojnë në spital

181
0
Shares

Një qendër banimi në Bazel të Zvicrës natën e së premtes ka plasur një sherr masiv dhe për pasojë 4 persona kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spital. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 7 persona që ishin pjesë e sherrit. Në mesin e të plagosurve më rëndë është pronari i ndërtesës dhe një person tjetër. Prokuroria Publike e Baselstadt-it bën me dije se tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe janë në përfshirë në këtë konflikt. Ata janë të moshave mes 21 dhe 32 vjeç.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt, shkruan albinfo.ch. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY